Është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e grupit D në Kupën e Afrikës.
Pas ndeshjes së parë mes Nigerisë dhe Egjiptit të zhvilluar orë më parë, në të cilën fitoi Nigeria, është zhvilluar edhe ndeshja tjetër e grupit D mes Sudanit dhe Guinesë.
Dy skuadrat kanë luajtur pa gola, duke i ndarë pikët pas ndeshjes së parë të zhvilluar.
Në këtë ndeshje momenti kyç ishte minuta e 79-të, kur mesfushori i Guinesë, Pele e humbi penalltinë që kishte mundur t’i jepte fitoren kombëtares së tij.
Pas ndeshjeve të para, Nigeria prin në grupin D me tre pikë, me nga një pikë mbeten Sudani dhe Guinea Bisau, teksa Egjipti me zero pikë.