Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, vazhdon me lojëra brilante në Premier League.
Ai sonte shënon për fitoren e thellë të Southampton-it, me rezultat 4:1 ndaj Brentford-it, në ndeshjen e mbetur të javës së 18-të të Premier League.
Futbollisti Broja në minutën e 49-të, merr një top në gjysmë të fushës, niset me një shpejtësi të madhe dhe futet ë 16-sh, duke e mposhtur portierin Fernandez, 3:1.
Broja vlerësohet me notë 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Shqiptari u zëvendësua në minutën e 78-të.
Për Southampton-in shënuan Bednarek (5'), Fernandez (37' – autogol), Broja (49'), Adams (70') dhe për Brentfort-in Janelt (23').
Southampton është i 11-ti me 24 pikë, ka një më shumë se Brentford, që gjendet dy pozita më poshtë.