Milani është duke tentuar që ta transferojë me ngulm Eric Baillyn nga Manchester United.
Mbrojtësi që vije nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur asnjëherë të kap formën e lartë, andaj Djajtë e Kuq janë të gatshëm të hiq dorë nga ai.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Bailly është duke i prirë listës së mbrojtësve që i kërkon Milani.
Edhe pse ende nuk ka ndonjë avancim në bisedimet mes tyre, Rossonerët e duan lojtarin në formë huazimi me opsion për ta blerë.
Abdou Diallo është po ashtu një kandidat në listën e Milanit, por Paris Saint-Germain do të vendosë nëse do ta shet apo e largon në formë huazimi.
Në listën e klubit italian është edhe Nathan Ake i Manchester Cityt, që duket si një opsion edhe më i mundshëm./telegraf