Arsenali gati t’i largojë dy futbollistë të tjerë në merkaton e janarit

Futboll

Arsenali gati t’i largojë dy futbollistë të tjerë në merkaton e janarit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:44
Arsenali

Skuadra londineze, Arsenali është duke menduar largimin e dy futbollistëve të tjerë nga skuadra.

Pasi e çoi në huazim mbrojtësin Ainsley Maitland-Niles, skuadra londineze po përgatitet për largimin edhe të dy futbollistëve të tjerë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Arsenali është i përgatitur të lërë Sead Kolasinac dhe Pablo Marí të largohen këtë muaj.

Udinese po punon për të nënshkruar me Marín në huazim direkt, me negociatat që janë në vazhdim, ndërkohë skuadra franceze Olympique Marseille i është afruar Kolasinac dhe bisedimet për nënshkrimin e tij do të vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat