Tifozët shqiptarë mbushin stadiumin anglez, shijojnë spektaklin e Armando Brojës!
Sulmuesi kuqezi Armando Broja shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Southampton ndaj Brentford, e vlefshme për javën e prapambetur të 18-të të Premier League.
Spektaklin e futbollistit e shijuan edhe tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium.
20 vjeçari u detyrua të zëvendësohej në minutën e 78’, ndërsa nuk munguat ovacionet në stadium, ku tifozë shqiptarë që ishin të pranishëm shpalosën edhe flamurin kuqezi.