Newcastle ka ende para për të shpenzuar dhe përforcime për të bërë në merkaton e Janarit.
Pas Trippier, klubi i sheikëve kërkon një tjetër mbrojtës ku Sven Botman i Lille ishte objektivi kryesor, por duke parë vështirësitë dhe kërkesat e larta të Lille, drejtuesit ndryshojnë objektiv.
Është Benoir Badiashile tashmë në radarët e drejtuesve të cilët kanë nisur bisedimet me Monacon për 20-vjeçarin.
Ky i fundit vlerësohet 30 mln euro, por aktualisht është i dëmtuar dhe duhet 3-4 javë të rikthehet në fushë.