Shkëndija në Antali

Futboll

Shkëndija në Antali

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:18
Shkëndija në Antali

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Shkëndija zbarkoi në Anatali , ku do të zhvillojë përgatitjet bazike para fillimit të sezonit pranveror.

Trajneri Bruno Akrapoviq, ka për qëllim mbrojtjen e titullit kampion, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë siguruar katër përforcime të reja gjatë merkatos dimërore.

Ferhan Hasani, Mihail Manevski, Andre Mensalao janë emrat e rinj te skuadra tetovare, mirëpo drejtuesit e klubit kuqezi paralajmëruan se merkatoja nuk është mbyllur dhe ende mund të sjellin futbollist cilësor.

Së fundit, emri më i lakuar është reprezentuesi i Shqipërisë, Odise Roshi, i cili është para firmës me Shkëndijën dhe mund të largohet nga skuadra turke e Bolusporit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat