Marrëdhënia mes Liverpool-it dhe portierit Loris Karius tashmë ka marrë fund. Edhe 6 muaj të tjerë kontratë, pastaj vjen lamtumira. Të themi të vërtetën, nga ana e “Reds” ka pasur shenja për një ndarje të hershme.
Në fakt, për portierin që luajti një rol negativ në finalen e Champions League 2018, nuk ka më hapësirë në skuadrën angleze. I huazuar diku tjetër mes Besiktas dhe Union Berlin, “mbrojtësi ekstrem” gjerman nuk ishte më në gjendje të fitonte vend titullari.
Në këtë kuptim duhen lexuar edhe fjalët e John Achterberg, trajner i portierëve të Liverpool, i cili përmes “The Atheltic” e këshilloi Karius që të përpiqet të rikthehet në lojë diku tjetër: “Nuk i ndihmon askujt që të ngrohë stolin edhe 6 muaj të tjerë pa u ndjerë, sikur po lufton vërtet për diçka.
Situata nuk do të përmirësohet, ndaj ai duhet të përdorë cilësitë për të bërë karrierë dhe luajtur diku tjetër. Është në dorën e tij dhe agjentit që të gjejnë një zgjidhje me klubin, të largohet këtë muaj. Përndryshe, thjesht do të stërvitet me ne deri në fund të kontratës së tij”.