Zlatan Ibrahimoviç gati të shfaqet në kinematë në Suedi, në rolet kryesore dy shqiptarë

Futboll

Zlatan Ibrahimoviç gati të shfaqet në kinematë në Suedi, në rolet kryesore dy shqiptarë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:12
Zlatan Ibrahimoviç gati të shfaqet në kinematë në Suedi, në rolet kryesore dy shqiptarë

Më 14 janar, filmi ‘I am Zlatan’, që rrëfen jetën e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviç do të fillojë të shfaqet nëpër kinematë në Suedi.

Në rolety kryesore në filmin biografik të futbollistit që la gjurmë në historinë e futbollit botëror, luajnë dy shqiptarët Dominic Andersson Bajraktari dhe Granit Rushiti.

Granit Rushiti, një sulmues suedez 20-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Kosova, do të jetë aktori që do të interpretojë Ibrahimovic në versionin e periudhës midis moshës 17 dhe 23 vjeç.

Nga mosha 11 deri 13 vjeç do ta interpretojë Dominic Bajraktari Andersson, edhe ky me rrënjë shqiptare.

Filmi “Unë jam Zlatan”, drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviç, pas dokumentarit të vitit 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat