Alvaro Recoba është një emër që ngjall nostalgji të madhe, sidomos te tifozët e Interit. Ish-sulmuesi i famshëm uruguaian, ka nisur prej kohësh aventurën si trajner.
El Chino u emërua ndihmës trajner i Nacional janarin e vitit të kaluar, klub me të cilin u aktivizua në dy periudha gjatë karrierës si futbollist.
45-vjeçari latin ka vendosur të punojë si trajner i parë, teksa është zyrtarizuar si tekniku i ri i ekipit B të Nacional.
Recoba ka drejtuar seancën e parë stërvitore i ekipit të dytë të Nacionalit, që garon në divizionin e tretë të futbollit uruguaian.