Andriy Shevchenko fitoi gjithçka me Milanin si në tituj skuadre ashtu dhe në aspektin individual.
Pas shumë vitesh, tashmë ukrainasi është duke vazhduar karrierën e tij si trajner i Genoas, por që për ironi të fatit, ajo lidhet shumë me skuadrën e Milanit.
Andriy Shevchenko rrezikon shkarkimin tek Genoa dhe gjithçka do të varet nga ndeshja në Kupë me Milanin.
Legjendës kuqezi do t’i duhet të mposhtë ish skuadrën e tij, që të ketë një mundësi për të vazhduar të drejtojë pankinën e Genoas deri në fund të sezonit.
Në javën e 21-të të kampionatit, skuadra e Shevas ka vetëm 13 pikë dhe rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria.