Gafë e madhe, përfundon ndeshjen në minutën e 85-të

Futboll

Gafë e madhe, përfundon ndeshjen në minutën e 85-të

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:06
Gafë e madhe, përfundon ndeshjen në minutën e 85-të

Tunisia-Mali (0-1), ndeshje e vlefshme për Kupën e Afrikës ka dhuruar një episod shumë interesant ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Janni Sikazwe.

Ky i fundit ka bërë një gafë të madhe duke qenë se ka akorduar përfundimin e ndeshjes teksa sapo kishte nisur minuta e 85. Në fakt, të gjithë u habitën me vendimin e arbitrit nga Zimbambwe teksa i kërkuan shpjegime.

Në këtë moment, Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu, vendos që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.

Kjo pasi, arbitri edhe pas ngatërresës me kronometrin, por edhe pas një kartoni të kuq të akorduar për Toure, vendos ta mbyllë takimin kur po luhej minuta e 89 dhe sekondat ishin 44. Kështu, për shtesë nuk bëhej fjalë, por as 90 minutat e plota nuk u luajtën teksa gafat trashanike me siguri do të ndikojnë edhe në karrierën e arbitrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat