Ferizaj, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B, sot është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Gjatë takimit biseduan për shumëçka në interes të futbollit.
“Sot kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me stafin e tij e pritën kryetarin e klubit tonë, Lulzim Abazi me stafin e zyrës ligjore te klubit, ku u diskutuan rreth problemeve që po paraqiten në aspektin e ligjshmërisë të kontratave në mes te klubeve dhe futbollistëve, ku ne si klub kërkuam qe të kemi më shumë mbështetje nga zyra ligjore e FFK-së.
Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi u zotua që do të na ndihmojë në kërkesat tona, dhe ne si klub e falënderojmë z. Ademi për gatishmërinë e tij për të na përkrahur ne kërkesat tona”, njofton FC Ferizaj.