Besnik Ferati është përforcimi më i fundit për skuadrën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Mesfushori me tipare defensive në të kaluarën ka qenë pjesë edhe Partizanit në Superiore, ndërsa tashmë do të provojë të fitojë titullin me Shkupin.
Këta të fundit janë në vendin e parë të kampionatit me 42 pikë dhe kanë një shans të madh për të ulur nga froni Shkëndijen e Tetovës.
Eksperienca e fundit për 21-vjeçarin ka qenë me ekipin e Akademija Pandev po në Maqedoni, me lojtarin që tashmë nis një eksperiencë të rëndësishme ku do të nevojitet kontributi i tij për t’i dhënë një dorë Shkupit në garën për titull.