Aston Villa ka rënë dakord për një marrëveshje prej 25 milionë funteve për të nënshkruar me Lucas Digne nga Evertoni, raporton “GOAL”.
Digne kaloi tre vute e gjysmë te Evertoni pasi nënshkroi nga Barcelona në verën e vitit 2018, duke u paraqitur në 127 ndeshje në të gjitha garat për “Merseyside”.
28-vjeçari kishte qenë një lojtar kyç në skuadër derisa erdhi një përplasje me trajnerin Rafael Benitez në muajin dhjetor.
Digne pritet të jetë blerja e dytë e Aston Villas brenda pak ditësh pasi ata së fundi siguruan edhe shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho nga Barcelona.