Kupa e Kombeve në Afrikë ka ardhur me shumë çudira këtë vit. E radhës është ajo në sfidën Mauritania-Gambia, ku lojtarëve të Mauritanias u kërkohet ta këndojnë vetë himnin.
Përpara fillimit të sfidës, u mbajt ceremonia e himneve ashtu si në çdo sfidë kur luajnë kombëtaret.
Për fat të keq, kombëtares të Mauritanias, i ishte ngatërruar himni. Lojtarët u revoltuan dhe kërkuan të këndonin himnin e tyre.
Pas disa sekondash startoi një muzikë tjetër, por u duk se dhe ajo nuk ishte himni i Mauritanias.
Pas kësaj spikeri i stadiumit i kërkoi lojtarëve ta këndojnë vetë himnin e tyre, sepse nuk arritën ta gjenin himnin e tyre kombëtar.
Ata sërish të revoltuar nuk e pranuan këtë gjë dhe u detyrua që sfida të startonte pa dëgjimin e himnit të Mauritanias.