Ferizaj, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, po bëhet gati për sfidën e nesërme miqësore kundër skuadrës shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës.
Renova është anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ferizajasit po e pastrojnë fushën që të jetë gati për nesër.
“FC Ferizaj gati për ndeshjen e parë miqësore!
Në kushte atmosferike të vështira pas reshjeve të borës, klubi ynë ka arritur ta largojë borën nga stadiumi i qytetit, pasi që nesër do të zhvillojmë ndeshjen e parë kontrolluese para fillimit të edicionit pranveror në Ligën e parë.
Skuadra jonë do të takohet me skuadrën nga Maqedonia e veriut, KF Renova, kjo ndeshje do të zhvillohet nesër e enjte nga ora 13:00 ne stadiumin e qytetit prapa sallës së sportit "Bill Clinton" në Ferizaj”, njofton KF Ferizaj.