Real Betis po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, teksa në drejtimin e trajnerit kilian Manuel Pellegrini, pozicionohet në vendin 3-të të La Ligas me 34 pikë pas 20 javësh.
Një nga lojtarët më të spikatur te Real Betis është sulmuesi francez Nabil Fekir i cili që nga momenti që është bërë pjesë e klubit andaluzian është shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur te Betis.
Kontrata aktuale e Fekir me bardhjeshilët skadonte në verën e vitit të ardhshëm dhe për të blinduar 28-vjeçarin, palët kanë firmosur kontratën e re që do ta lidhë ish-sulmuesin e Lyon me andaluzianët deri në 30 qershor të 2026-ës.
I ardhur te Betis në verën e 2019-ës, Fekir numëron 94 paraqitje dhe 18 gola e 17 asiste.