Interi si kampion në fuqi i Italisë dhe Juventusi si fitues i Kupës së Italisë sezonin e kaluar do t’i provojnë forcat sonte nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza” për trofeun e Superkupës.
Juventusi me disa mungesa të rëndësishme si Chiessa e De Ligt, do të ballafaqohet me Interin e kompletuar të Simone Inzaghit.
Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato duke si më poshtë:
Inter: Handanovic, Skriniar, Bastoni, De Vrij, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Perisic, Dzeki, Lautaro
Juventus: Perin; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bernardeschi, McKennie, Locatelli, Rabiot; Kulusevski, Morata