Ancelotti i kundërpërgjigjet Xavit

Futboll

Ancelotti i kundërpërgjigjet Xavit

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:23
Ancelotti dhe Xavi

Real Madridi ia doli të fitonte përballë Barcelonën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.

“El Clasico” shkoi në shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2, me “galaktikët” që ishin dy herë në avantazh. Më pas do të ishte Valverde ai që do të shënonte golin e fitores në minutën e 98.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për këtë sukses, gjithashtu përgezoi edhe Barcelonën për lojën e zhvilluar.

“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.

“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat