Skuadra e Interit arkëtoi Superkupën e Italisë, duke mundur Juventus me rezultatin 2-1, në minutën e fundit të shtesave. Alexis Sanchez ishte njëriu i ndeshjes, pasi ai shënoi golin e fitores në minutën e 121-të.
“Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë kampionë të luajnë aq më mirë është. Sot isha i uritur për fitore, shpresoja shumë që të luaja pas Lazios dhe e bëra.
Unë jam si një luan në kafaz, po më mbajte mbyllur nuk kam mundësi të bëj gjë, por nëse më liron, unë jam një përbindësh në fushën e lojës.
Kam nevoj të luaj më shumë, jam shumë mirë tek Inter dhe dua të jap shumë për këtë ekip”, tha mes tjerash kiliani për “Sportmediaset”.