Pas golit të pestë në Premier Ligë dhe ec urisë fantastike në sezonin e tij të parë në Angli me fanellën e “Shenjtorëve”, Armando Broja ka folur për “BBC”-në, duke shpjeguar se si ndihet duke kaluar këto javë fantastike, golin e fundit të shënuar, mirëpritjen që i është bërë te skuadra angleze, si dhe ku është i fokusuar për vazhdimësinë.
“Mirëpritja këtu ka qenë e çmendur dhe në një nivel tjetër, të gjithë më kanë bërë që të ndihem si në shtëpinë time.
Jam duke e dashuruar futbollin që po luaj këtu në ‘St. Mary’s Stadium’, shokët e skuadrës më ndihmojnë çdo ditë.
Çdo gjë po shkon për mrekulli për mua e familjen time dhe dua që t’i falënderoj për këtë mundësi”, u shpreh Broja për lidhjen e ngushtë që po krijon me klubin e Sauthemptonit", ka thënë Broja.