Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka mbështetur trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, ndërsa ka folur edhe për sezonin e Djajve të Kuq.
Ronaldo dha një intervistë për Sky Sports, si pjesë e paraqitjes së tyre të ndeshjes së ardhshme në Ligën Premier kundër Aston Villa të shtunën.
“Që kur Ragnick erdhi, mendoj se në disa pika jemi më mirë, por atij i duhet kohë.
Nuk është aq e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën se si ata luajnë, kulturën, sistemin. Besoj se ai do ta bëjë këtë. Do të bëj një punë të mirë”, tha Ronaldo.