E ardhmja e Samu Castillejo mund të jetë sërish në Spanjë. 26-vejeçari, që aktualisht është pjesë e Milanit, mund ta mbyllë aventurën te kuqezinjtë për t’u rikthyer në LaLiga.
Drejtuesit e klubit kuqezi kanë kohë që e kanë nxjerrë në merkato futbollistin dhe janë gati të vlerësojnë çdo ofertë që do të paraqitet në drejtim të futbollistit, i cili pëlqehet shumë nga Espanyoli.
Për ta bërë të tyrin kartonin e lojtarit, klubi katalan më parë duhet të mposhtë rivalitetin e klubeve si Celta, Getafe e Mallorca, që janë në garë për sulmuesin e krahut.
Pengesë për transferimin e Castillejos në Spanjë mund të bëhet paga e lojtarit, që te kuqezinjtë përfiton 2.5 milionë euro në sezon, shumë kjo që konsiderohet disi e lartë nga klubet pretendente për shërbimet e futbollistit.