Ndërpreu bashkëpunimin me Teutën, portieri firmos në Maqedoninë e Veriut!
Bobi Celeski pak ditë më parë u largua nga Teuta teksa aktualisht portieri është bërë lojtari i ri i skuadrës së FK Skopjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
24-vjeçari nuk arriti dot që të shfaqte të gjithë potencialin e tij në këtë sezon me fanellën e durrsakëve teksa u largua nga Teuta ku fitoi dhe një titull kampion.
Përveç Teutës dhe Makedonijas ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Grosetos në Itali.