Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ka reaguar pas debutimit ndaj Real Madridit.
Spanjolli luajti për herë të parë në fanellën e katalunasve, duke zhvilluar 45 minuta në “El Clasico”.
Ndërkohë, edhe pse paraqitja nuk la shumë mbresa, Torres është ndarë i kënaqur me këtë debutim.
“Ishte debutim krenar me Barcelonën. Tani nis puna e fortë dhe vazhdojmë të përmirësohemi. Ky është vetëm fillimi”, deklaroi ai.