Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të qetë tek Manchester Utd, ku ka pasur fërkime me trajnerin Solskjaer. Sikur të mos mjaftonte kjo, një deklaratë e portugezit ka trazuar mediat.
CR7 ka dhënë një intervistë për televizionin “ESPN Brazil”, ku flet për një mundësi për të luajtur në Amerikën Latine në të ardhmen.
“Ajo që mund të them është që Brazili është si atdheu im. Për shkak të marrëdhënies me kolegët e mi, për kulturën, por dhe për brazilianët që jetojnë në Portugali. Motra ime jeton në Brazil dhe është e martuar me një vendas.
Unë ndjek kurse me brazilianë. Askush nuk e di nëse do të luajë në Brazil, ashtu sikurse nuk e dinin që do kthehesha tek Junajtid në moshën 36 vjeçare. Për momentin është jashtë planeve të mira, por në futboll gjithçka është e mundur.".