Gerrard synon edhe yllin e mesfushës në Premier League

Futboll

Gerrard synon edhe yllin e mesfushës në Premier League

Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:33
Gerrard synon edhe yllin e mesfushës në Premier League

Aston Villa e Steven Gerrard po ecën fuqishëm në këtë merkato janari. 

Pas huazimit të Philippe Coutinhos dhe mbylljes së nënshkrimit të Lucas Digne, ata tani janë në kërkim të një “shkëmbi” në mesfushë.

I zgjedhuri, sipas shtypit britanik, është Yves Bissouma.

Maliziani i Brighton aktualisht është me ekipin e tij në Kupën e Afrikës dhe sipas ‘Sky Sports’ nuk do të marrë asnjë vendim derisa të përfundojë eksperienca e tij në këtë kompeticion. Çmimi i tij varion nga 50 deri në 60 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat