Kampioni i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B, Vushtrria, përforcohet me portierin nga Prishtina, Andi Thaçi.
Synimi i Vushtrrisë është rikthimi në elitë. Ky kolektiv aktualisht renditet në vend të parë me 26 pikë, një më shumë se Ferizaj.
“Andi Thaçi nënshkruan me Vushtrrinë.
Portieri i njohur 25 - vjeçar, nga Prishtina, i dalur nga akademia e klubit futbollistik Besa e Pejës, ish bashkëlojtarë i Dior Zabërgjes dhe Leart Eminit te KF Arbëria për dy vite, nënshkruan kontratë me klubin tonë!
Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në misionin drejt #rikthimit aty ku e kemi vendin”, njofton F Vushtrria.