Futbollisti nga Kaçaniku, Mensur Livoreka, ndahet me klubin e Vllaznisë nga Pozhorani.
Ai nuk ka treguar se ku do të vazhdojë karrierën.
Livoreka merret vesh se ka disa oferta dhe së shpejti do të vendos për klubin e ri.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit Vllaznia. Falënderoj të gjithë kryesitë nga fillimi i rrugëtimit tim e deri sot.
Të gjithë trajnerët që kam pasur gjatë kësaj kohe, bashkëlojtarët, tifozët ‘Ultras-Tigrat nga Pozhorani, edhe krejt ata që me kanë mbështet gjatë gjithë kohës sa isha pjese e Klubit. Jam mundu edhe mendoj që kam dhënë gjithçka nga vetja për rezultate sa më të mira”, njofton Livoreka.