Kreu i arbitrave në Afrikë justifikon gjyqtarin për skandalin

Futboll

Kreu i arbitrave në Afrikë justifikon gjyqtarin për skandalin

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:11
Kreu i arbitrave në Afrikë justifikon gjyqtarin për skandalin

Kupa e Afrikës ka ardhur me historinë më interesante në ditën e djeshme, mes Tunizisë dhe Malit.

Gjyqtari Janny Sikazëe e mbylli ndeshjen që në minutën e 85 kur rezultati ishte 0-1, duke i dërguar ekipet në dhomën e zhveshjes. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gabimin e madh. Arbitri rinisi lojën dhe ekipet prisnin që të kishte të paktën pesë minuta shtesë nga ndalimi i lojës dhe gafa trashanike. Por një tjetër pasoj më pas, teksa Sikazëe mbylli takimin në minutën e 89.

Këtë herë ishte i bindur dhe fiku edhe me komunikimin me VAR duke mos pasur më mundësi për ndryshim vendimi. Arbitri do të bënte xhiron e botës pasi ishte shumë i bindur në vendimin e tij dhe për më tepër që shihte kronometrin në momentin që mbyllte ndeshjen para kohe, si të mos i kishte shpëtuar asnjë sekondë më tepër.

Por çfarë ndodhi realisht? Kreu i gjyqtarëve të futbollit në Afrikë, Essam Abdel Fatah ka justifikuar gabimin e arbitrit që dëmtoi rëndë imazhin e kompeticionit që kërkonte të ndryshonte sadopak mendimin për nivelin e organizimit. Sipas Abdel Fatah, gjyqtari i Tunizi-Mali ka pësuar goditje nga dielli dhe kjo bëri që të humbi përqendrimin, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka shkuar në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat