Rabotniçki nga Shkupi solli përforcimin e tretë të ri në afatin kalimtar dimëror.
Mesfushori ofensiv Arbin Zejnullai nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin nga Shkupi dhe u vu menjëherë në dispozicion të trajnerit Borche Hristov. Ai sot ka zhvilluar stërvitjen e parë.
“Jam i nderuar që vij në një klub me traditë të madhe.
‘Shpresoj se do ta justifikoj besimin që më ka dhënë klubi im i ri”, tha mesfushori.
Arbin Zejnullai e filloi karrierën te Shkendija, e më pas u largua për në ligën e parë kroate te Lokomotiva Zagreb, prej ku tani i bashkohet radhëve të Rabotniçkit.