Shkupi prezanton Feratin

Futboll

Shkupi prezanton Feratin

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:58
Shkupi prezanton Feratin

Mesfushori 21 vjeçar, Besnik Ferati, pas disa viteve rikthehet në shtëpinë e tij në Çair.

"Me shumë kënaqësi, ju njoftojmë që FC Shkupi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me mesfushorin Ferati.
Një lojtarë jashtëzakonisht I mirë që doli nga akademia jonë e që karrierën e tij e vazhdoi në ekipe të ndryshme.

Besniku shprehet i lumtur që po rikthehet në Çair. Ai premton që do të japë gjithçka nga vetja për fanellën bardhekaltër.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në skuadrën e Shkupit. Për mua është një emocion i veçantë të jem pjesë e një skuadre ku kam kujtime të bukura dhe shpresoj që të kemi sa më shumë suksese. Jam i bindur që do vijojmë punën e mirë që është bërë këto kohë. Unë do mundohem të jap maksimumin për ngjyrat e kësaj fanelle që për mua është e veçantë. Tifozëve u premtoj që do bëj më të mirën time për ngjyrat e kësaj fanelle”, tha Besnik Ferati.

Besnik Ferati në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Akademija Pandev, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Partizanin në Shqipëri.
Besnik Ferati është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë se Veriut U21, me të cilët deri më tani ka regjistruar katër paraqitje", njofton FC Shkupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat