Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, pëson humbje të thellë, me rezultat 4:1 nga Ferizaj vendas.
Ferizaj bëri lojë të mirë në miqësore ndaj ekipit që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“Ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese, ku skuadra jonë ka arritur fitore ndaj KF Renova me rezultat 4:1.
Golashënues e skuadrës tonë ishin: Florim Berisha (1), Bleon Shaqiri (1), Enis Sefa (1) dhe Kenan Orana (1).
Trajneri, Arbnor Morina i ka dhënë hapësirë të gjithë futbollistëve, për të parë formën e tyre para fillimit të edicionit pranveror”, njofton KF Ferizaj.