Sulmuesi i Fiorentinës Dusan Vlahovic vazhdon të jetë i pa vendosur për të ardhmen e tij derisa ka zgjuar interesim nga skuadrat më të mëdha evropiane, e sidomos Arsenali.
Megjithatë, kjo paqartësi mi të ardhmen e lojtarit pritet të marr fund shumë shpejtë pasi drejtori gjeneral i Fiorentinës Barone ka kërkuar nga lojtari që të marr vendim dhe të tregoje planet e tij për të ardhmen sa më shpejtë që është e mundur.
Këto komente Barone i ka bërë para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Napolit.
"Presim që Dusan të marrë menjëherë një vendim për të ardhmen e tij, na duhet një përgjigje nëse qëndron ose dëshiron të largohet”.
“Ne i kërkuam Dusanit dy ditë më parë të vendosë dhe të komunikojë planin e tij në publik menjëherë”, tha ai për “Mediaset”.