Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka thënë se sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, do të bëhet imazhi i ri i kampionatit spanjoll.
Trajneri Carlo Ancelotti kathënë për brazilianin se është lojtari më i mirë në botë për momentin.
“Evoluimi që ai ka patur që nga sezoni i kaluar, të gjithë e dinim se Vinicius Junior do të shpërthente në një moment”, ka thënë Tebas.
“Tani ka pjekurinë e duhur jo vetëm që të luajë në La Liga, por edhe te Real Madrid. Nuk është një surprizë për mua”.