Atletico Madridi eliminohet nga Athletic Bilbao, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në stadiumin në Riad të Arabisë Saudite.
Bilbao do të takohet me Real Madridin, në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.
Atletico llogaritej favorite, por nuk i shkoi me skuadrën baske.
Për Athletic Bilbaon shënuan Alvarez (77') e Williams (81') dhe për Atletico Madrid8i Simon (62' – autogol).
Është interesant se përmbysja ndodhi në 13 minutat e fundit, duke pësuar nokaut skuadra nga Madridi.