Arsenali plot 66 minuta u paraqit me një futbollist me pak, por u mbrojt me sukses në stadiumin "Anfield".
Arsenali ndahet baras me (0:0) me Liverpoolin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Nga minuta e 24-të, 'Topçinjtë' mbeten me një futbollist me pak.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ai duke tentuar të shmang rrezikun, ndërhyn ashpër ndaj futbollistit Jota, si lojtar i fundit.
Gjyqtari nuk mendon as dy herë, e përjashton Xhakën.
Liverpooli u përpoq deri në fund, por nuk shënuan, ndërsa Arsenali nori një rezultat pozitiv për takimin e kthimit në "Emirates" të Londrës.