Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka kërkuar falje pas kartonin të kuq që mori mbrëmë në ndeshjen e Arsenalit ndaj Liverpool.
Gjyqtari Michael Olivere, e përjashtoi me të kuq mbrëmë Granit Xhakën për një ndërhyrje të lehtë në Diego Jottan.
“Dua t’i kërkoj falje të gjithëve.
Jam krenar për shokët e skuadrës dhe shpirtin që ata treguan në fushë për të mbajtur portën e paprekur” – tha Xhaka.
Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup përfundoi me rezultat 0-0 në Anfield.