Shkëndija afër marrëveshjes me ish-lojtarin e Partizanit

Futboll

Shkëndija afër marrëveshjes me ish-lojtarin e Partizanit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:58
Shkëndija afër marrëveshjes me ish-lojtarin e Partizanit

Merkato e dimrit ka nisur dhe skuadrat po hedhin “tentakulat” për të marrë lojtarë të vlefshëm për organikën e klubit.

Shkëndija është ndër ato ekipe, e cila mesa duket është gati të bëjë një afrim të bujshëm.

Kampionët e Maqedonisë kërkojnë të bëjnë një goditje të madhe në sulm dhe Eraldo Çinari është opsioni i duhur.

Ish-futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës dhe Partizanit të Tiranës sezonin e fundit ishte pjesë e Samsunsporit në Turqi, ndërsa duket se drejtuesit e Shkëndijës e kanë bindur të transferohet në Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat