Ka përfunduar me rezultatin 3:1 sfida mes Milanit dhe Xhenoas.
Shevçenko zhytet më thellë në krizën e rezultateve nga ish-skuadra e tij ku ka përjetuar sukseset më të mëdha në karrierë.
Xhenoa kaloi në avantazh që në minutën e 17, kur Ostigard tund rrjetën. Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 74-t dhe shumë nisën të mendonin për një surprizë të skuadrës liguriane.
Por diçka e tillë nuk ndodhi, teksa Zhiru barazoi rezultatin në minutën e 74-t dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa. Në 30 minutat e kohës shtesë kuqezinjtë kanë gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.
Fillimisht me Leaon në minutën e 102-të, e më pas me Saelemakers 10 minuta më vonë. Milani siguron kështu kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.