Aston Villa nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Aston Villa nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:53
Aston Villa nuk ka ndërmend të ndalet

Aston Villa nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato duke qenë së bashku me Newcastle një nga klubet më aktive në ishull.

Pasi siguruan shërbimet e dy lojtarëve si Lucas Digne dhe Philippe Coutinho që me eksperiencën e tyre mund t’i japin shumë ekipit në fushë, trajneri Stiven Gerrard është gati të mirëpresë surprizën e radhës.

Tashmë, bëhet fjalë për një talent të pastër i cili është vetëm 17-vjeç dhe quhet Kerr Smith.

Ky i fundit është aktualisht pjesë Dundee United në Skoci dhe aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës. Te Aston Villa kanë shumë besim te cilësitë e lojtarit të ri ndaj kanë përgatitur një ofërtë prej 800.000 paund në drejtim të Dundee United, ndërsa shifra e sipërpërmendur falë bonuseve mund të mbërrijë deri në 2 milionë paund.

Ndjesia për të përmbyllur këtë operacion është pozitive dhe Aston Villa duket se ka fituar përfundimisht garën ndaj Crystal Palace apo Southampton të cilat po ashtu kishin pikasur cilësitë e Smith.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat