Futbollisti Melos Zenunaj i bashkohet Dukagjinit nga Klina.
Dukagjini lufton për mbijetesë në elitën futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Klina është në vend të tetë me 18 pikë të tubuara.
“Futbollisti , hapat e parë në futboll i kishte nisur pikërisht me klubin e Dukagjinit, rikthehet përsëri ne vendlindjen e tij.
Melosi për tri vite radhazi ishte paraqitur tek skuadra e Flamurtarit nga Prishtina, me të cilën është aktivizuar edhe ne sezonin vjeshtor.
"Melo" luan pothuajse ne të gjitha pozitat e vijës se fundit të mbrojtjes, ndërsa ne i urojmë mirëseardhje ne "18 Qershori", duke i dëshiruar shumë suksese me logon dhe fanellën me të cilën ai është zhvilluar si futbollist”, njofton KF Dukagjini.