Florjan Smakiqi u kërkua me ngulm nga Ulpiana në këto ditë janari, por duket se ai nuk është bindur nga oferta e këtij klubi.
Gazeta Olle raporton se sipas të gjitha gjasave Smakiqi do mbrojë portën e Drenicës, gjithmonë nëse gjërat tek Feronikeli nuk përmirësohen.
Në vend të tij, Ulpiana ka siguruar një portier tjetër nga Liga e Parë prezantimi i të cilit do shkaktojë shumë probleme.
Kjo pasi i njëjti portier ka nënshkruar edhe me një skuadër tjetër po në këtë afat kalimtar.