Conte mund të largohet nga Totenhem

Futboll

Conte mund të largohet nga Totenhem

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:39
Conte mund të largohet nga Totenhem

Trajneri i Totenhem, Antonio Conte, mund të jap dorëheqjen nga drejtimi i Totenhem shumë shpejt, siç raportojnë mediat britanike.

Sipas “Daily Mail”, italiani mund të largohet nga kryeqyteti anglez që në fillimin e muajit të ardhshëm, nëse drejtuesit e Totenhem nuk kryejnë transferime të rëndësishme në merkaton e janarit.

Kur ai erdhi në drejtim të ekipit, Konte firmosi një kontratë që e mbante atë në Londër për 18 muaj.

Dukej e pamundur që ish-tekniku i Interit të largohej në mes të këtij sezoni, por fjalët e përhapura në dhomat e zhveshjes duket se tregojnë të kundërtën. Problemet në prapaskenë duken më të mëdha se sa ato që shihen në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat