Arthur Melo nuk e ka gjetur veten te Juve

Futboll

Arthur Melo nuk e ka gjetur veten te Juve

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:55
Arthur Melo nuk e ka gjetur veten te Juve

Juventusi ende nuk i ka dhënë Arthurit një dritë jeshile për t’u nisur për Angli, pavarësisht se mesfushori brazilian ka shprehur interesim për ta veshur fanellën e Arsenalit.

Sipas TMW, Juve dëshiron që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes brenda një apo dy vitesh.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do të pranojë diçka të tillë. Arthur Melo nuk e ka gjetur veten te Juve që kur u transferua nga Barcelona në vitin 2020.

Ai ka bërë 44 paraqitje deri më tani dhe ka shënuar një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat