Pas përfundimit të seminareve teorike dhe fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore, këtë të premte në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u organizua edhe ceremonia e shpërndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj e femra për vitin 2022.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci si dhe specialisti i gjykimit, Bujar Pregja.
Sekreati i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në fjalën e tij përshëndetëse i uroi shumë suksese të gjithë arbitrave në këtë fazë të mbetur të kampionatit, teksa i këshilloi të jenë më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar në punën e tyre.
Edhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati e shefi i Arbitrimit, Sokol Jareci përshëndetën të gjithë arbitrat, ndërsa i këshilluan të punojnë në mënyrë profesionale.
Për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar, një gjyqtar si Enea Jorgji ka arritur të promovohet në kategorinë e parë të UEFA-s. Gjithashtu, një treshe tjetër e arbitreve femra si Mirela Cemeri (gjyqtare kryesore), Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu (si asistente) janë pajisur me stemën e FIFA-s.
Ky është një lajm fantastik për futbollin shqiptar e sidomos për atë femëror që po rritet e po merr vëmendjen e duhur çdo ditë e më shumë.
Gjyqtarë kryesorë:
Enea Jorgji
Eldorian Hamiti
Juxhin Xhaja
Emanuela Rusta
Mirela Çemeri
Asistentët:
Denis Rexha
Ridigers Çokaj
Nertil Bregasi
Dojando Myftari
Ilir Tartaraj
Rejdi Avdo
Koleta Prenga
Erinda Kume
Mirjeta Salla
Edjena Kapxhiu
Gjyqtar i Futsallit
Arlind Subashi