Florian Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica, jep detaje për kontratën e re
Florian Smakiqi është portieri i ri i skuadrës së Drenicës.
Portieri i mirënjohur i ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, pas një kohe të gjatë me shumë suksese tek ‘Industrialistët’.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe me Drenicën me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Jam i lumtur të konfirmojë se tashmë jam portier i skuadrës së Drenicës.
Kemi arritur marrëveshje gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Do të jap maksimumin tek skuadra e re ashtu siç kam bërë në çdo vend ku kam luajtur“, tha Smakiqi për GazetaBlic Sport.