Drita nga Gjilani firmos me dy talentet e futbollit.
Skuadra gjilanase është nënkampione vjeshtore me 34 pikë, një më pak se Gjilani dhe kë një më shumë se Ballkani nga Theranda.
“Klubi ynë, FC Drita nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë
FC Drita me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.
Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist”, njofton FC Drita.