Ish-sulmuesi i Manchester Utd, Luis Nani, ka mbyllur aventurën e tij në MLS dhe është rikthyer në Seria A. Këtë herë ai është të nis një aventurë të re në radhët e skuadrës së Venecias.
Portugezi rikthehet në Europë pas 3 vitesh të kaluar në radhët e Orlando Siti.
Sulmuesi që arriti t’i fitonte të gjitha me Manchester Utd dhe gjithashtu EURO 2016 me Portugalinë, tani është gati të lëri gjurmë dhe një herë në Serinë A.
Më parë në këtë kampionat ai kishte veshur fanellën e Lacios në sezonin 2017-2018, por nuk shkoj ashtu siç pritej. Venecia është tashmë klubi që ka arritur një akord me portugezin, të cilit i përfundoi kontrata dhe ishte pa ekip.